​Koeman këmbëngul me idetë e tij: Ne e kontrolluam ndeshjen ndaj Vallecanos

Futboll

​Koeman këmbëngul me idetë e tij: Ne e kontrolluam ndeshjen ndaj Vallecanos

Më: 27 tetor 2021 Në ora: 22:07
Ronald Koeman

Trajneri i Barcelonës Ronald Koeman ka parë gjëra pozitive në ndeshjen e skuadrës së tij me Rayo Vallecano të cilën e humbi me rezultat minimal 1-0.

Trajneri holandez thotë se skuadra e tij e nisi jo mirë ndeshjen por më pastaj e mori kontrollin e saj mirëpo nuk ia dolën që t’i konkretizonin rastet e krijuara.

“Në 15 minutat e para ne kishim probleme që të futemi në ritmin e lojës për shkak se ata bënë presion të madh mbi ne por pas kësaj unë mendoj se ne e kontrolluam ndeshjen në një fushë të vështirë. Ne bëmë pastaj presion ndaj tyre por nuk ishim sa duhet konkret dhe nuk i shfrytëzuam rastet.”, tha Koeman pas ndeshjes.

Pas dhjetë ndeshjeve të zhvilluara në La Liga, Barcelona ka mbledhur vetëm 15 pikë dhe është në vendin e nëntë në tabel.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat