Chelsea konsideron rikthimin e Brojës në janar

Futboll

Chelsea konsideron rikthimin e Brojës në janar

Më: 28 tetor 2021 Në ora: 08:44
Armandao Broja

Chelsea është duke konsideruar ta ndërprejë huazimin e sulmuesit Armandao Broja te Southampton gjatë afatit të janarit.

20-vjeçari ka shkëlqyer te Southampton në javët e fundit, duke qenë titullar dhe shënuar ndaj Wolves dhe Burnley.

Sipas Goal, Chelsea ka vendosur klauzolë në marrëveshjen e Brojës, që kanë të drejtë ta aktivizojnë për të rikthyer në afatin kalimtar dimëror.

Skuadra e Thomas Tuchel është pa dy sulmuesit Romelu Lukaku dhe Timo Werner, që u lënduan në fitoren 4-0 ndaj Malmo.

Tekniku gjerman tani është duke menduar idenë që ta rikthejë Brojën në ekipin e parë, që të garojë me Lukaku dhe Werner, kur këta dy të jenë në formë.

Ndërsa, trajneri i Southampton dëshiron ta mbajë shqiptarin, ngase beson që do shkëlqejë në vitet në vijim.

Broja shënoi tre gola në aq ndeshje gjatë parasezonit, duke shënuar 11 herë në 34 paraqitje në të gjitha garat për Vitesse gjatë sezonit 2020/21.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat