Messi miratoi idenë për të zëvendësuar Koemanin me Xavin

Futboll

Messi miratoi idenë për të zëvendësuar Koemanin me Xavin

Më: 28 tetor 2021 Në ora: 09:33
Lionel Messi dhe Xavi

Sulmuesi Lionel Messi meritoi idenë e Barcelonës që të bëjnë Xavin trajner në vend të Ronald Koeman.

Koeman u shkarkua nga Barcelona shkaku i rezultateve të dobëta këtë sezon, derisa janë në kërkim të pasuesit adekuat.

Barcelona regjistroi vetëm katër fitore në 10 ndeshje në La Liga këtë sezon, derisa në fazën grupore të Ligës së Kampionëve u mposhten nga Bayern Munich dhe Benfica.

Humbja e djeshme ishte vendimtare për shkarkimin e teknikut holandez dhe klubi blaugranas është në kërkim të pasuesit.

Sipas Cadena Cope, presidenti Joan Laporta është në negociata me Xavin që ta bëjë trajner në vend te Koeman.

Mediumi spanjoll raporton se edhe Messi që ka luajtur pranë Xavit për 11 sezone në “Camp Nou” dëshironte që ish bashkëlojtari të ishte trajner para se të largohej nga Barcelona.

Xavi momentalisht është në krye te Al-Sadd dhe ende nuk ka arritur marrëveshje me klubin e Katarit që ta lejojë të rikthehet te Barcelona.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat