Bayerni nuk e pësonte humbje të rëndë që nga 1978

Futboll

Bayerni nuk e pësonte humbje të rëndë që nga 1978

Më: 28 tetor 2021 Në ora: 11:02
Bayerni nuk e pësonte humbje të rëndë që nga 1978

Bayerni i Mynihut i dha lamtumirën Kupës së Gjermanisë pas një humbjeje të befasishme me shifrat 5-0 në transfertën nda Borussia Monchengladbach, një disfatë që do të mbahet mend gjatë nga gjigantët e futbollit gjerman.

Kjo pasi një humbje të tillë me 5 apo më shumë gola, Bayerni nuk e pësonte që nga 1978-a e largët, kur mposhtej 7:1 nga Fortuna Dusseldorf, ndërsa disfata më e rëndë në historinë e klubit bavarez daton më 1976-ën, 7-0 përballë Schalke 04.

Për më tepër, bavarezët pësuan 5 gola nga 7 gjuajtje të kundërshtarit dhe vetë u mjaftuan me një kontroll steril të topit, teksa pas 85 ndeshjesh që shënojnë radhazi, këtë herë ndalen dhe e mbyllin 90-minutëshin pa dërguar topin në rrjetë asnjëherë.

“Ne thjesht nuk ishim aty. Ne nuk fituam asnjë dyluftim e nuk bëmë asnjë ndërhyrje në pjesën e parë.

Çdo gjë që mund të shkonte keq, shkoi, pasi ishim të gjithë në një “black out”, dhe nuk luajtëm për asnjë moment”, deklaroi drejtuesi i bavarezëve, Hasan Salihamixhiq, i cili u shfaq para mediave në mungesë të trajnerit Julian Nagelsmann, i cili vijon të jetë i izoluar pasi ka rezultuar poziti ndaj koronavirusit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat