Trajneri i Empolit nuk përmbahet

Futboll

Trajneri i Empolit nuk përmbahet

Më: 28 tetor 2021 Në ora: 11:08
Trajneri i Empolit nuk përmbahet

Empoli është mundur nga Interi me shifrat 2-0 dhe ndeshja nuk ka kaluar pa polemika.

Skuadra vendase ka qenë shumë e acaruar me faktin që VAR nuk ka gjykuar penallti një faull të D’Ambrosios ndaj Bajramit, kur rezultati ishte 0-0. Pak çaste më vonë, ishte pikërisht D’Ambrosio i cili shënoi golin e 1-0 duke ndryshuar fatin e sfidës.

Në rrjetet sociale është gjykuar se si ky është shembulli tipik i favorizimit të ekipeve të mëdha, duke sulmuar edhe Interin si pjesë e atyre që përfitojnë më së shumti nga gabimet e gjyqtarëve, ose më saktësisht vendimet që nuk jepen kundër zikaltërve.

Trajneri i Empolit, Andrea Andreacoli, nuk është përmbajtur pas sfidës.

“Nuk kam asgjë me gjyqtarin, ai drejtoi mjaft mirë. Kur hyra në dhomat e zhveshjeve në fund të ndeshjes, më treguan episodin e Bajramit ndaj shkova të flisja me gjyqtarët. I vlerësoj shumë se bëjnë një punë të vështirë dhe ndaj ka edhe mjete si VAR për t’i ndihmuar. Po përse nuk i ndihmojnë? Çfarë po bënte Valeri (gjyqtari i VAR)? Edhe nipi im 4 vjeç e sheh këtë situatë.

Nuk flas për arbitrimin, Çifi e ka drejtuar mirë, nuk e pa episodin. Valeri duhej ta shihte në VAR! Nëse e shoh unë dhe ti, duhet ta bëjë edhe ai, vetëm nëse ka qenë i shpërqendruar. Të na thotë “isha në banjë” dhe nuk e pa”, theksoi trajneri i Empolit në intervistën pas sfidës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat