Gazeta spanjolle: Xavi merret vesh me Barcelonën

Futboll

Gazeta spanjolle: Xavi merret vesh me Barcelonën

Më: 28 tetor 2021 Në ora: 12:12
Gazeta spanjolle: Xavi merret vesh me Barcelonën

Mediumi katalunas “Sport” raporton se trajneri Xavi Hernandez ka arritur marrëveshje të plotë me Barcelonën që të marrë stolin e tyre.

Pas shkarkimit të Ronald Koeman, klubi blaugranas ka punuar shpejtë për trajnerin e ri dhe të gjithë ‘dritat’ kanë shkuar drejtë Katarit.

Barcelona e pa gjithmonë Xavin si figura ideale që të nis një projekt të ri te gjiganti spanjoll.

Mediumi katalunas raporton se tani ka mbetur vetëm që Xavi të ndërprejë kontratën me skuadrën e Al Sadd, që do kushtojë 1 milionë euro.

Pos kësaj, Barcelona dhe Xavi kanë arritur marrëveshje edhe nga stafi që do jetë pranë spanjollit.

Vëllai i Xavit, Oscar dhe Serge Alegre do jenë asistent, derisa Ivan Torres do jetë trajner fizik, që do arrijnë bashkë me legjendën e klubit.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat