Evra: Ferguson na shndërroi në robotë

Futboll

Evra: Ferguson na shndërroi në robotë

Më: 28 tetor 2021 Në ora: 12:26
Evra: Ferguson na shndërroi në robotë

A mund të lodhesh së fituari? Çdo futbollist do të thotë “jo”, por Patris Evra ka një tjetër anë të historisë për të treguar kur luante për Manchester Utd.

Ish-mbrojtësi anësor tregon se Sër Aleks Ferguson i shndërroi futbollistët e tij në makineri:

“Mendoj se kur fiton kampionatin për herë të parë, është diçka speciale, por do të jem i sinqertë: kur nis të fitosh të tretin, të katërtin, të pestin, e feston gjithsesi, por jo në të njëjtën mënyrë.

Feston sepse janë kamerat dhe gjithçka tjetër atje, por nuk është e njëjta gjë. Ferguson na mësoi të ishim si robotë. Nuk mendoj se isha një qenie njerëzore kur luaja me Manchester Utd.

Kur fitonim, kur luaja mirë, nuk isha i kënaqur. Për mua ishte diçka normale”, tregon francezi për kanalet zyrtare Manchester Utd

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat