Muller me dhimbje koke pas debaklit të mbrëmshëm

Futboll

Muller me dhimbje koke pas debaklit të mbrëmshëm

Më: 28 tetor 2021 Në ora: 12:53
Muller me dhimbje koke pas debaklit të mbrëmshëm

Askush nuk mund ta kishte imagjinuar një fitore 5:0 të Borussia Monchengladbach kundër Bayern Munich.

Eliminimi i bavarezëve në Kupën e Gjermanisë i ka befasuar të gjithë në Gjermani dhe jashtë saj.

“Nuk kemi arritur ta ndezim motorin e Bayern gjatë gjithë ndeshjes. Tani mundet vetëm t’u kërkojmë falje tifozëve dhe t’i bëjmë komplimentet Borussia-s”, ka thënë Muller për kanalet zyrtare të klubit dhe në rrjetet sociale.

“Kemi luajtur të gjithë në mënyrë të tmerrshme, me përjashtim të Neuer. Nuk e kam parë kurrë një gjë të tillë me Bayern Munich. Është e vështirë të kuptohet. Duhet ta harrojmë këtë humbje, sepse të shtunën kemi një ndeshje në Bundesliga”.

 “Jam akoma pa fjalë për ndeshjen. Duhet t’u kërkojmë falje të gjithë tifozëve tanë. Megjithatë, duhet ta marrim në mënyrë më profesionale të mundshme dhe t’i harrojmë gjithë gjërat negative para së shtunës. I bëj komplimentet Borussia-s për fitoren”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat