Pioli: Rëndësi ka rezultati dhe fitoret

Futboll

Pioli: Rëndësi ka rezultati dhe fitoret

Më: 28 tetor 2021 Në ora: 13:17
Pioli: Rëndësi ka rezultati dhe fitoret

Milani ka fituar pesë ndeshjet e fundit në Serinë A të luajtura në “San Siro”, ndërkohë Stefano Pioli është trajneri i parë i Milanit që ka arritur pesë fitore radhazi në shtëpi në kampionat që nga koha kur ekipi drejtohej nga Klarenc Sedorf (në vitin 2014).

Kjo është vetëm një tregues i asaj që po bën 55-vjeçari, i cili ka dhënë dje një intervistë ekskluzive për televizionin e klubit.

Si ndiheni pas një ndeshjeje aq të lodhshme si ajo me Torinon?

"E dinim që nuk do të ishte e lehtë dhe e prisnim të kishim probleme. Në pjesën e parë mundëm të kontrollonim disi situatën, ndërsa në të dytën pësuam rënie.

Rëndësi ka rezultati dhe fitoret ndihmojnë për renditje dhe rikuperimin më të shpejtë të energjive. Unë jam i lumtur për mënyrën se si djemtë luajtën", tha Pioli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat