KF Renova: Ndeshjen e humbëm nga referimi me tendencë

Futboll

KF Renova: Ndeshjen e humbëm nga referimi me tendencë

Nga: K.G. Më: 28 tetor 2021 Në ora: 15:07
KF Renova: Ndeshjen e humbëm nga referimi me tendencë

Renova nga Xhepçishti i Tetovës, ka reaguar përmes një komunikate.

Klubi shqiptare në reagim ka thënë se u vërtetua se janë dëmtuar në takim me Shkupin.

KF Renova që drejtohet nga trajneri Qatip Osmani, zë vendin e dytë me 21 pikë pas 11 jave në elitën e futbollit të Maqedonisë së Veriut.    

 “Të gjitha ankesat që kishim për referimin në ndeshjen e fundit kundër KF Shkupit rezultuan se kemi pasur të drejtë. Nga informacionet që kemi, referi kryesor Igor Stojçevski bashkë me asistentët e tij dhe referin e katërt janë dënuar dhe nuk janë deleguar për ndeshjet e javës që vjen. KF Renova e humbi këtë ndeshje vetëm nga referimi me tendencë për të na dëmtuar neve, sepse sikur të ndëshkohej lojtari i kundërshtarit me karton të kuq në minutën e 12 atëherë edhe rezultati do ishte ndryshe.

Ne ishim të sigurt edhe para ndeshjes se nuk do kemi referim korrekt, por jo deri në këtë shkallë.

Neve nuk kërkojmë favore dhe ndihmë por vetëm drejtësi dhe korrektësi dhe asnjëherë nuk do i mbyllim sytë para padrejtësive, përkundrazi do i luftojmë këto dukuri negative me të gjitha metodat.

Fituesit të shpallen në terrenin e blertë dhe jo nga prapaskena”, reagon Renova.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat