Ferguson zgjedh zëvendësuesin e Solskjaer

Futboll

Ferguson zgjedh zëvendësuesin e Solskjaer

Më: 28 tetor 2021 Në ora: 15:43
Ferguson zgjedh zëvendësuesin e Solskjaer

Sir Alex Ferguson do që Mauricio Pochettino të jetë trajneri i ardhshëm i Manchester United, nëse klubi do të shkarkojë Ole Gunnar Solskjaer.

Sipas shtypit anglez, Ferguson i ka kërkuar klubit që t’i japë edhe një mundësi norvegjezit për të përmbysur situatën kundër Tottenham, Atalanta dhe Manchester City para ndërprerjes së sezonit për ndeshjet e kombëtareve, shkruan telesporti.

Sipas Daily Star, Ferguson ka zgjedhur trajnerin e PSG-së si pasardhësin e Solskjaer, në rast se ky i fundit nuk do të arrijë të marrë rezultate pozitive në ndeshjet e ardhshme.

United ka vënë në shënjestër edhe Antonio Conte-n, i cili është larguar nga Inter pasi fitoi titullin në Serinë A.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat