Ronaldo ka problem me fqinjë, e habitshme çka e detyrojnë...

Futboll

Ronaldo ka problem me fqinjë, e habitshme çka e detyrojnë...

Nga: K.G. Më: 28 tetor 2021 Në ora: 20:22
Ronaldo ka problem me fqinjë, e habitshme çka e detyrojnë...

Ronaldo ka problem me fqinjë!

Mund të jesh futbollisti më i mirë në botë, një mega yll i njohur në të gjithë botën, por në Portugali ligji është ligji.

Këtë në lëkurë e ndjeu Cristiano Ronaldo, i cili u urdhërua të prishë një pjesë të vilës që ishte ndërtuar ilegalisht.

Bëhet fjalë për një vilë me vlerë 2.7 milionë euro që Ronaldo ndërtoi pranë qytetit portugez Geres në veri të këtij vendi. Cristiano e ka ndërtuar fushën e tenisit në mënyrë të paligjshme, ndaj do t'i duhet ta prishë atë.

“Ronaldo na paraqiti projektin për miratim dhe përfundoi ndërtimin e pronës, i cili më pas mori leje.

Por, ai ndërtoi edhe jashtë zonës së lejuar, ndaj edhe pse nuk po flasim për ndonjë gjë domethënëse, është e paligjshme”, ka thënë tha Manuel Thibault, kreu i bashkisë së Geres.

Cristiano Ronaldos i është dhënë afat deri në mars të vitit të ardhshëm për të rrënuar objektin e përmendur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat