Derbi mes PSG e Lille, ja formacionet e mundshme

Futboll

Derbi mes PSG e Lille, ja formacionet e mundshme

Më: 29 tetor 2021 Në ora: 11:02
Derbi mes PSG e Lille, ja formacionet e mundshme

Me fillim nga ora 21:00 sot do të zhvillohet ndeshja e parë e xhiros së 12 në Ligën 1 të Francës, ku në stadiumin “Parc des Princes” gjigandi francez Paris Saint-Germain pret kampionin aktual Lille.

Në xhiron e fundit, të dy skuadrat rikthehen nga barazimet, ku PSG barazoi pa gola me Marseille, kurse Lille barazoi me rezultat 1:1 me Brest, përcjell KosovaPress.

Pas 11 ndeshjeve të zhvilluara, Paris Saint-Germain vazhdon të jetë në krye të tabelës me gjithsej 28 pikë, shtatë sosh më shumë se vendi i dytë Lens, kurse Lille pozicionohet në vendin e 10 me 15 pikë, aq sa ka edhe Lorient në vendin e 11.

Sa i përket ndeshjes së sotme, të dy skuadrat do të kenë mungesa të lojtarëve, ku për PSG nuk do të paraqiten Hakimi, Paredes, Ramos, Rico, Verratti, Mbappe kurse Messi është në dyshime për tu paraqitur sot.

Në anën tjetër, te Lille do të mungojnë Andre, Jardim dhe mbrojtësi qendror Sven Botman.

Formacionet e mundshme të PSG dhe Lille i gjeni më poshtë.

Paris Saint-Germain (4-2-3-1): Navas; Kehrer, Marquinhos, Kimpembe, Mendes; Herrera, Gueye; Di Maria, Wijnaldum, Neymar; Icardi

Lille (4-4-2): Grbic; Celik, Fonte, Djalo, Mandava; Weah, Xeka, Sanches, Bamba; David, Yilmaz

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat