Agnelli për Ronaldon: Askush nuk është më i madh se Juve

Futboll

Agnelli për Ronaldon: Askush nuk është më i madh se Juve

Më: 29 tetor 2021 Në ora: 12:04
Agnelli për Ronaldon: Askush nuk është më i madh se Juve

Nga mbledhja e Këshillit të Administrimit, presidenti i Juventusit Andrea Agnelli ka folur edhe për Cristiano Ronaldon, të cilin e ka ‘thumbuar” në distancë, duke thënë se askush nuk është mbi klubin bardhezi.

“Kemi pasur fatin dhe kënaqësinë të kemi në skuadrën tonë për tre sezone një si Cristiano Ronaldo, që është futbollisti më i mirë në botë.

E falënderoj për kënaqësinë që na ka dhënë, por më vjen keq që në një vit e gjysmë nuk patëm publikun në shkallët e stadiumit.

Megjithatë është fanella e Juventusit që kërkon përgjegjësi, jo shokët e skuadrës apo puna. Ky klub është më i madh se të gjithë futbollistët që kanë pasur fatin të luajnë për të që nga 1987-a”, deklaroi Agnelli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat