Në pritje të tifozëve

Futboll

Në pritje të tifozëve

Më: 29 tetor 2021 Në ora: 12:15
Në pritje të tifozëve

“Zeqir Ymeri” nis të ndriçojë ende pa përfunduar shtrimi i tapetit të gjelbër.

Klubi verilindor ka postuar në rrjetet sociale foto dhe pamje nga punimet që po kryhen në këtë impiant edhe natën. Në fakt, kuptohet qartë se duhen edhe disa ditë që të përfundojë shtrirja e tapetit, ndërsa sistemi i ndriçimit, që do të bëjë të mundur zhvillimin e ndeshjeve në mbrëmje, duket se funksionon për bukuri.

Gjithsesi, tifozët kuksianë duhet të presin edhe disa javë për të patur mundësi të të përkrahin skuadrën e zemrën në këtë impiant të ri modern, që do të mund t’i shërbejë edhe Kombëtares në ndeshje të veçanta.

Kukësi do të luajë në stadiumin “Zeqir Ymeri” pas pauzës për shkak të ndeshjeve të Kombëtares, sipas të gjitha gjasave në fund të nëntorit ose në fillimin të dhjetorit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat