Agim Ademi vizitoi Llapin, cila është arsyeja?

Futboll

Agim Ademi vizitoi Llapin, cila është arsyeja?

Më: 29 tetor 2021 Në ora: 14:06
Agim Ademi vizitoi Llapin, cila është arsyeja?

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, e ka vizituar klubin e futbollit Llapi nga Podujeva?
Cila ishte arsyeja e kësaj vizite në stadiumin “Zahir Pajaziti”? 

 “Në vizitë pritëm kryetarin e Federatës së Futbollit e Kosovës, z. Agim Ademi dhe nënkryetarin, z. Agim Dibrani me bashkëpunëtorë të cilët inspektuan fushën e re natyrale të stadiumit ‘Zahir Pajaziti’ dhe shikuan nga afër cilësinë e fushës që ka përfunduar dhe u ndanë të befasuar me cilësinë dhe nivelin e saj.

Ata po ashtu u ndanë shumë të kënaqur me fushën natyrale të stadiumit pas investimit të përbashkët ndërmjet FFK-së dhe vëllezërve Batatina që arritën ta bëjnë fushën me kualitet të niveleve evropiane. Kryetari Ademi dhe nënkryetari Dibrani u ndanë po ashtu shumë të lumtur që niveli i punës dhe realizimi i projektit i ka kaluar të gjitha normat më të mira të mundshme pasi puna dhe cilësia e fushës ka arritur të jetë nivel i fushave evropiane.

Kryetrajneri i skuadrës, z. Tahir Batatina në emër të Kryetarit të klubit, z. Beqir Batatina dhe Drejtorit ekzekutiv, z. Bejtush Batatina, falënderoj kryetarin Ademi dhe Nënkryetarin Dibrani për mbështetjen e dhënë për realizimin e këtij projekt gjigand, të cilin gjithë qyteti i Podujevës dhe tifozerinë "Legjendat" e presin pa durim - pra rikthimin e skuadrës në "Zahir Pajaziti ARENA".

Financimi i FFK-së dhe kryesisë së KF Llapit ka bërë që stadiumi "Zahir Pajaziti" të bëhet stadiumi i dytë që i plotëson kushtet për ndeshje ndërkombëtare.

Në fund, Kryetari Agim Ademi është ndarë i kënaqur nga puna profesionale e bërë në fushë nga kompania turke "Iren limited sirketi" së bashku me kompaninë "NNSH Batatina" që me punën e tyre bënë që të plotësohet çdo kriter i mundshëm që tapeti natyral të bëhet me standarde evropiane”, njofton KF Llapi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat