Blerja e katërt më e shtrenjtë, pa gol të shënuar plot 8 muaj!?

Futboll

Blerja e katërt më e shtrenjtë, pa gol të shënuar plot 8 muaj!?

Më: 29 tetor 2021 Në ora: 17:23
Blerja e katërt më e shtrenjtë, pa gol të shënuar plot 8 muaj!?

Kur erdhi në Atletiko Madrid, ylli portugez Zhoao Feliks, ishte paralajmëruar si një nga talentet më të mëdhenj në botë, për të cilin skuadra spanjolle pagoi 126 milionë euro ne konton e Benfikës.

Mirëpo së fundit, përforcimi i shtrenjtë, nuk ka asnjë efekt në fushë, pasi që Feliksi plot tetë muaj nuk ka shënuar gol, edhe pse kishte pauzë, për shkak të një dëmtimi në kyçin e këmbës.

Që nga 28 shkurti i këtij viti, kur shënoi kundër Viljarrealit, Zhoao Feliks ende nuk ka gjetur rrugën deri te rrjeta kundërshtare, ose 19 ndeshje dhe gjithsej 940 minuta të kaluara në fushë.

Kur erdhi në Madrid ishte futbollisti i katërt më i shtrenjtë në botë dhe tani shumica e publikut dyshon se ai është një futbollist i mbivlerësuar dhe se është një “mashtrim” për ato para, krahasuar me Killian Mbape, i cili është futbollisti i dytë më i shtrenjtë dhe francezi pothuajse çdo ndeshje asiston ose është në listën e golashënuesve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat