Sarri flet për Muriqin

Futboll

Sarri flet për Muriqin

Më: 29 tetor 2021 Në ora: 17:54
Sarri flet për Muriqin

Eksperienca e Vedat Muriqit te Lazio deri tani nuk ka rezultuar aspak e suksesshme.

Sulmuesi nuk është shfaqur thuajse asnjëherë në lartësinë e duhur te italianët dhe nuk është rastësi që në javët e fundit, të ngrihen gjithnjë e më shumë hipoteza për të ardhmen e tij.

Vetë trajneri Sarri ka deklaruar se nuk di me saktësi se cila do të jetë e ardhmja e Muriqit, edhe kur u pyet se çfarë mund të ndodhë me të dhe nëse janë të vërtetë zërat për kthimin e tij te Fenerbahçe.

“Për Fenerbahçen nuk di çfarë të them, ai po stërvitet mirë, ka dalë i zhgënjyer nga fusha e lojës në ndeshjen me Bolonjën, ashtu si të gjithë për shkak të rendimentit individual dhe të skuadrës.

Ai po stërvitet mirë, mund t’i japë mundësinë Imobiles të rikuperojë. Por për merkaton nuk di në të vërtetë çfarë të them”, tha Sarri para gazetarëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat