Turpi që nuk po e kapërdijnë tifozët

Futboll

Turpi që nuk po e kapërdijnë tifozët

Më: 29 tetor 2021 Në ora: 18:22
Turpi që nuk po e kapërdijnë tifozët

Benjamin Pavard, Dayot Upamecano, Joshua Kimmich dhe Leon Goretzka morën një sasi të pabesueshme kritikash për qëndrimin e tyre në ndeshjen kundër Borussia Monchengladbah në DFB-Pokal.

Kampionët e Gjermanisë humbën me rezultatin e pabesueshëm 5-0 dhe kjo sigurisht që ishte një njollë e madhe për klubin dhe trishtim për tifozerinë që nuk ka kursyer senatorët.

Këta lojtarë janë sulmuar nga mijëra tifozë të Bayernit në rrjetet sociale gjatë 2 ditëve të fundit.

FC Bayern nuk ka komentuar ende për rastin në fjalë.

Sakaq, SportBild ka zbuluar edhe një prapaskenë të ndodhur në stadium menjëherë pas bilbilit final të arbitrit.

Kingsley Coman dhe Ramy Bensebaïni u tallën me njëri-tjetrin në tunel.

Bensebaïni u tall me Coman, por festoi fitoren e BMG shumë egërsisht dhe kjo i zemëroi shumë Kimmich, Goretzka, Coman dhe Lewandowski.

Pati një trazirë për disa minuta, por në fund drejtuesit e të dy klubeve u desh të tërhiqnin të gjithë të përfshirët në dhomat respektive dhe të qetësonin lojtarët.

Tani për tani është e paqartë nëse lojtarët do të marrin një penalitet nga Federata.

Kimmich – Joshua Kimmich është befasuar dhe i tronditur nga intensiteti i debatit në vend rreth statusit të tij të vaksinës. “Nuk do ta bëj deri sa të shoh rezultatet!”

U vu re se qëndrimi i tij ka ndryshuar pak ditët e fundit – ai humbi stërvitjen të nesërmen e deklaratës së tij, më pas u përpoq të shmangte kamerat dhe fansat.

Një ndeshje si ajo ndaj Gladbah do të ishte një moment ideal për mesfushorin dhe shpirtin e tij luftarak për të shtyrë shokët e ekipit…

Por, megjithatë, Kimmich dukej sikur e pranoi dhe u ul me të tjerët. Pas ndeshjes ai u pa me një vështrim të shtangur dhe mbeti pa fjalë...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat