E pazakontë, Murseli çudit me mesazh të rëndë 

Futboll

E pazakontë, Murseli çudit me mesazh të rëndë 

Nga: K.G. Më: 29 tetor 2021 Në ora: 20:26
E pazakontë, Murseli çudit me mesazh të rëndë 

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Bosnjë dhe Hercegovinë.

Kryetari i klubit të futbollit ‘25 Maji’ nga vendi Urozhe afër Tuzllës, Mursel Deliçi, nuk do të mund të kryejë asnjë funksion në klub as për vitin e ardhshëm.

Më 17 tetor të këtij viti, Deliçi nga celulari i tij i dërgoi mesazh kryetarit të Komisionit për gjyqtarë dhe delegim, Nermin Omeroviqit: “Uroj që të gjithë të keni kancer në fyt”.

Ai nuk u ndal me kaq, por më vonë i shkroi anëtarit të komisionit, Edis Zukiqit: “Shpresoj që të gjithë të keni pasur kancerin në fyt”.

Mursel Deliçi ka reaguar për ndeshjen e zhvilluar në Spionica. Ai u ankua më së shumti për penalltinë e diskutueshme në minutën e 78-të, kur përveç penalltisë, lojtarët vendas u futën para kohe në zonën e rreptësisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat