Pochettino shpjegon arsyen e zëvendësimit të Messit

Futboll

Pochettino shpjegon arsyen e zëvendësimit të Messit

Më: 30 tetor 2021 Në ora: 08:05
Lionel Messi

Lionel Messi startoi kundër Lille, por paraqitje e yllit argjentinas zgjati vetëm 45 minuta.

I kufizuar dukshëm, Messi u zëvendësua nga Mauro Icardi në pjesën e parë pas një lëndimi.

Mauricio Pochettino siguroi se problemi nuk ishte serioz.

“Ai nuk mund të duronte më dhe nuk mund të vazhdonte në fushë. Ai u zëvendësua vetëm si masë paraprake dhe do të jetë në dispozicion për ndeshjen e radhës”, tha trajneri duke iu referuar takimit në Gjermani me RB Leipzig për Champions League.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat