Dinamo-Tirana luhet 3 herë brenda 2 javësh

Futboll

Dinamo-Tirana luhet 3 herë brenda 2 javësh

Më: 30 tetor 2021 Në ora: 11:27
Dinamo-Tirana luhet 3 herë brenda 2 javësh

Dinamos i ka munguar Superiorja për gati një dekadë.

Nëntë vitet e endjes në kategoritë inferiore kanë marrë fund dhe tashmë janë rikthyer në vendin ku i takon, në elitë.

Vitet e gjata ku derbi i ka munguar pafund shlyhen brenda një sezoni të vetë. Dinamo “velet“ me duelet derbi në këtë eidion të ri të Abissnet Superiores.

Pas duelit me Partizanin, tani radhën e ka Tirana. Jo një herë, por plot 3 herë brenda vetëm dy javës. Më datë 3 nëntor Dinamo pret bardheblutë për ndeshjen e parë të Kupës së Shqipërisë, ndërsa vetëm 4 ditë më pas luan në transfertë në kampionat.

Pas pauzës së shkurtës të Kombëtares, Tirana pret përsëri nëndetësen më 17 nëntor, për të zhvilluar ndeshjen e kthimit në Kupën e Shqipërisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat