Feronikeli në krizë të madhe, Llapi me pikë të plota

Futboll

Feronikeli në krizë të madhe, Llapi me pikë të plota

Nga: K.Goca Më: 30 tetor 2021 Në ora: 14:52
Pamje nga ndeshja e sotme

Feronikeli nga Drenasi është në krizë të madhe të rezultateve. 

“Nikli’ pëson humbjen e katërt rresht, kësaj radhe në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas, duke u mposhtur me 2:0 nga Llapi Podujevës.

Llapjanët importuan tre pikë të mëdha duke përmirësuar edhe renditjen e klasifikimit, ku ngritën në pozitën e pestë me 15 sosh.  

Golat u shënuan nga Rivera (38’) e Veliu (61’).

Pas javës së 12-të në elitën e futbollit të Kosovës, Feronikeli është në vend fundit (i 10-ti) me 10 pikë të mbledhura.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat