Leart Paçarada me notë 8.0 në ndeshjen e sotme në Gjermani

Futboll

Leart Paçarada me notë 8.0 në ndeshjen e sotme në Gjermani

Nga: Kemajl Goca Më: 30 tetor 2021 Në ora: 15:37
Leart Paçarada me notë 8.0 në ndeshjen e sotme në Gjermani

Futbollisti Leart Paçarada sot tregoi lojë të madhe në fanellën e St. Paulit. 

Futbollisti nga Kosova ka qenë enigmë e pazgjidhur për Werderin, duke krijuar disa raste për bashkëlojtarët e tij, por që nuk i konkretizuan në gol.

St. Pauli barazoi (1:1) me Werderin në Bremen. 

Image

Në bazë të rasteve, të cilat i përgatiti Paçarada, St. Pauli u desh të kthehej me pikë të plota, por sulmuesit e kësaj skuadre nuk ishin në ditën e tyre.

Paçarada është lojtari më i mirë në radhët e St. Paulit, me notë 8.0 që u vlerësua nga faqja specializuar për statistika “Sofascore”.

Lojtar i ndeshjes është Marvin Doucksh i Werderit, me notën 8.6.

St.Pauli kryeson me 26 pikë pas 12 jave në Bundesliga II, ka dhjetë me shumë se Werderi në vend të dhjetë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat