Vllaznia dorëzohet ndaj Tiranës

Futboll

Vllaznia dorëzohet ndaj Tiranës

Më: 30 tetor 2021 Në ora: 18:49
Vllaznia dorëzohet ndaj Tiranës

Tirana vijon të bëjë mirë dhe të mposhtë një e nga një pretendentët për titull, teksa viktima e radhës për bardheblutë ishte pikërisht Vllaznia, që u tregua e pafuqishme në “Loro Boriçi” dhe pësoi humbjen e dytë radhazi.

Pritej shumë nga kuqeblutë, që për hir të së vërtetës bënë një ndeshje të mirë, por treguan sërish dobësi në mbrojtje, pasi gabuan në vendosje në të dy golat e pësuar dhe nuk shfrytëzuan dot as faktin që për më shumë se 20 minuta luajtën me një lojtar më shumë në fushë.

Dy humbje radhazi dhe për më tepër asnjë gol i shënuar, janë një kambanë alarmi për shkodranët, që duhet të reagojnë sa më shpejt, për të mos dalë nga gara për titull që në nisje të sezonit.

Vllaznia – Tirana 0:2   Xhixha 25′, Seferi 77′ (Loro Boriçi).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat