Përsëri dhunë në futbollin shqiptar

Futboll

Përsëri dhunë në futbollin shqiptar

Më: 30 tetor 2021 Në ora: 19:08
Përsëri dhunë në futbollin shqiptar

Futbolli shqiptar po vazhdon të përballet me situata të rënda ku po vjen edhe deri te dhuna.

Ndeshja e sotme mes Shënkollit dhe Orikut është mbyllur para kohe dhe me ngjarje dhune, që këtë radhë kanë përfshirë futbollistët e të dy skuadrave.

Shkak është bërë kartoni i kuq i Kaçorrit në radhët e ekipet vendas. Situata ka degjeneruar në sherr mes lojtarëve të të dy skuadrave, me pjesëtarë të stolit të Shënkollit që hynë në fushën e lojës në ato momente.

Ngjarja e rëndë ka detyruar gjyqtarin e sfidës që të mbyllë para kohe takimin, që në minutën e 83-të. Por asgjë nuk ka mbaruar këtu, pasi protagonistët e sherrit nga të dy skuadrat priteshin nga forcat e rendit.

Ata janë shoqëruar në Komisariatin e Policisë së Lezhës për t’u marrë në pyetje për atë që ndodhi në fushën e lojës. Në momentin e mbylljes së ndeshjes nga ana e gjyqtarit, rezultati ishte 1-0 për ekipin e Orikut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat