Seferi: Ja çelësi i suksesit të Tiranës

Futboll

Seferi: Ja çelësi i suksesit të Tiranës

Më: 30 tetor 2021 Në ora: 19:48
Seferi: Ja çelësi i suksesit të Tiranës

Taulant Seferi ishte nga më të mirën në fushë për Tiranën në “Loro Boriçi”, pasi bëri një punë të madhe gjatë gjithë lojës dhe shënoi golin që mbylli llogaritë. Në “Gol pas Goli” deklaroi se grupi është çelësi i suksesit të Tiranës.

“Jam shumë i kënaqur që kam bërë gol dhe kam ndihmuar ekipin të marrë fitoren.

Ne si ekip nuk varemi nga individi, por duam të vazhdojmë të funksionojmë shumë mirë si grup, siç kemi bërë deri tani. Nuk e di pse e hoqa bluzën, por thjesht më erdhi kështu kur shënova.

Vitin e kaluar nuk isha ku duhet, pasi vija pas një farë kohe ku nuk luaja te Young Boys, ndërsa tani kam gjetur ritmin e duhur.

Kemi pishman vetëm për ndeshjen ndaj Kastriotit, ku morëm vetëm një pikë, por meritonim më shumë”, tha Seferi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat