Batatina: Fitoren ia dedikojmë tifozerisë

Futboll

Batatina: Fitoren ia dedikojmë tifozerisë

Nga: K.G. Më: 30 tetor 2021 Në ora: 21:32
Batatina: Fitoren ia dedikojmë tifozerisë

Llapi nga Podujeva është rikthyer në formë dhe si rezultat i kësaj sot importoi tre pikë nga stadiumi “Rexhep Rexhepi” në Drenas, duke e mundur me 2:0 Feronikelin.

Kryetrajneri Tahir Batatina, është i kënaqur me lojën e futbollistëve të tij.

“Fitoren ia dedikojmë tifozerisë ‘Legjendat’ që sot na përkrahën dhe na ndihmuan të kthehemi nga Drenasi me tre pikë!

Përkrahja e tyre është motiv shtesë për ne që t'i shpërblejmë ata me lojëra të mira dhe rezultate pozitive”, ka shkruar Batatina në profilin e tij në facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat