Dy ndeshja interesante në Superligë

Futboll

Dy ndeshja interesante në Superligë

Më: 31 tetor 2021 Në ora: 09:03
Foto ilustrim

Superliga e Kosovës në futboll do të vazhdojë sot me dy ndeshje mjaft interesante në kuadër të javës së 12-të të sezonit 2021/22.

Në Lipjan në stadiumin “Sami Kelmendi”, Ulpiana do ta presë liderin Ballkanin.

Për ekipin lipjanas, edhe barazimi do të ishte rezultat pozitiv, kurse për suharekasit fitorja është detyrim për ta.

Kjo ndeshje starton në ora 13:00. Ndërsa, gjysmë ore më vonë do të startojë edhe ndeshja tjetër mes Prishtinës dhe Drenicës.

Kampionia në fuqi, Prishtina është në krizë të rezultateve dhe i nevojitet patjetër fitorja për të mbetur me shpresa për mbrojtjen e titullit.

Në anën tjetër, Drenica me fitore eventuale dhe me një gabim të Ballkanit, mund ta marrë primatin në renditjen tabelare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat