Rossi nuk ka ndërmend të ndalet

Futboll

Rossi nuk ka ndërmend të ndalet

Më: 31 tetor 2021 Në ora: 11:16
Rossi nuk ka ndërmend të ndalet

Giuseppe Rossi nuk ka ndërmend të ndalet dhe t’i thotë stop futbollit të luajtur.

Pavarsisht dëmtimeve të shpeshta që i kanë kushtëzuar karrierën sidomos kur ishte luante në nivelet më të larta, sulmuesi nuk mendon të varë këpucët në gozhdë edhe pse tashmë është 34-vjeç dhe që prej 1 janarit të këtij viti është pa kontratë që kur mbylli aventurën me amerikanët e Salt Lake.

Sipas raportimeve që vinë nga mediat italiane pas 10 muajsh pushim Rossi është gati të nisë një eksperiencë të re në Serie B.

Ai ka arritur akordin për një kontratë me skuadrën e Spal dhe në orët e ardhshme do të kryejë edhe vizitat mjekësore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat