Topalli tregon lojë të mirë, shënon në Turqi

Futboll

Topalli tregon lojë të mirë, shënon në Turqi

Më: 31 tetor 2021 Në ora: 23:31
Topalli tregon lojë të mirë, shënon në Turqi

Instanbuslpor, skuadër që militon në kategorinë e parë turke, ka fituar në trasfertë, ku protagonistë kanë qenë Jetmir Topalli dhe Valon Etemi.

Istanbulspor luajti në transfertë ndaj Gençlerbirliği.

Pjesa e parë prodhoi pak emocione, ku goli erdhi vetmë në minutën e 40-ë. Ishte pikërisht Etemi, i cili dha një pasim për Topallin, që realizoi.

Në pjesën e dytë ishin pikërisht miqtë që dyfishuan me Erdogan, i cili shënoi në minutën e 51, transmeton Panorama.

Me këtë fitore Istanbulspor ngjitet në vendin e 9, me 13 pikë të grumbulluara.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat