David Alaba tregon dallimin mes Bayern Munich dhe Real Madridit

Futboll

David Alaba tregon dallimin mes Bayern Munich dhe Real Madridit

Më: 1 nëntor 2021 Në ora: 23:21
David Alaba

Pavarësisht se janë rivalë të mëdhenj kur vjen pun ate Liga e Kampionëve, Bayern Munich dhe Real Madrid operojnë në mënyra të ndryshme, të paktën sipas David Alabas, që la klubin bavarez për ekipin nga kryeqyteti spanjoll.

Pasi i skadoi kontrata me Bayern Munichun, Alaba zgjodhi një aventurë të re, duke shkuar në La Liga dhe ka qenë mjaft i suksesshëm në mbrojtjen e Real Madridit.

Ai tha se në Real Madrid gjithçka ka rëndësi më të madhe, por duke e respektuar në maksimum ish-klubin e tij.

“Bayern Munich është njëri nga klubet më të mëdha në botë, njëjtë sikur Real Madrid. Të dy ekipet kanë arritur suksese. Sidoqoftë, në Real Madrid gjithçka është pak më e madhe, me gjithë respektin për Bayernin”, u shpreh Alaba në një intervistë për Kicker.

Karriera e Alabas në Bundesligë përfundoi pas 13 viteve dhe ai ka qenë një lider i pakontestueshëm në Madrid, pas largimit të Sergio Ramosit në verë.

Toni Kroos është një tjetër lojtar që paraprakisht kishte lënë Bayernin për Real Madridin dhe austriaku shpjegoi se ish-bashkëlojtari e kishte ndihmuar shumë atë në Spanjë. "Ai (Kroos) më ka ndihmuar shumë, gjithashtu privatisht. Gruaja e tij poashtu e ka ndihmuar të dashurën tim”, tregoi Alaba.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat