Haaland është një nga emrat më të përfolur

Futboll

Haaland është një nga emrat më të përfolur

Më: 2 nëntor 2021 Në ora: 10:48
Haaland është një nga emrat më të përfolur

Erling Haaland është një nga emrat më të përfolur në merkaton e futbollistëve, një objektiv i shumë klubeve të mëdha, përfshirë dhe Realin e Madridit.

Edhe pse sulmuesi norvegjez kërkohet me ngulm nga “Los Blancos”, Borussia e Dortmundit nuk është gati ta lërë “yllin” norvegjez të shkojë, megjithëse e di që nuk është e lehtë, për shkak të klauzolës e famshme, që e lejon të largohet nga klubi gjerman për 75 milionë.

Sebastian Kehl, pjesë e stafit drejtues të Dortmundit, foli për “Bild” për të ardhmen e Haalandit dhe e bëri të qartë se skuadra gjermane do të bëjë gjithçka që është e mundur për ta mbajtur norvegjezin.

“Ne po përpiqemi ta bëjmë Haaland, që ai të ndiejë se Borussia e Dortmundit është ende një nga opsionet më të mira për të. Këtu ai mund të zhvillohet më tej dhe ndoshta ne ende mund ta bindim të qëndrojë.

Ne do të luftojmë për të, do të provojmë gjithçka,” – tha Kehl, i cili shtoi më tej se “vendimi nuk është marrë ende. Haaland na duhet për një periudhë të gjatë kohore. Ndoshta edhe më gjatë nga sa mendoni".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat