Vinicius: Nuk më interesojnë paratë

Futboll

Vinicius: Nuk më interesojnë paratë

Më: 2 nëntor 2021 Në ora: 15:22
Vinicius: Nuk më interesojnë paratë

Sulmuesi i Realit të Madridit, Vinicius, ka folur rreth rinovimit të tij me klubin. Kontrata e brazilianit skadon në vitin 2024, por që tani palët kanë nisur bisedimet për ripërtëritjen e saj.

Duke folur për “TNT Sports Brasil”, Vinicius ka konfirmuar se për momentin në adresë të tij nuk ka mbërritur ndonjë ofertë konkrete nga klubi. Por, nga ana tjetër, ai ka konfirmuar se nuk ka asnjë problem me rinovimin e tij.

“Nuk kam një ofertë, por jam shumë i qetë nga kjo anë. Rëndësi ka që unë dua të qëndroj në Madrid. Nuk më intereson për sa kohë ose sa para do të më paguajnë. Ajo që më intereson më shumë është të vijoj në klubin më të mirë në botë”, ka thënë Vinicius për televizionin brazilian në fjalë.

Nga ana tjetër, Vinicius ka konfirmuar se nuk pret të ketë surpriza në rinovimin e kontratës. “E thashë se nuk kam ndonjë ofertë, por nuk do të ketë asnjë problem me rinovimin”, ka thënë sulmuesi brazilian

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat