Tjetër lojtar pëson sulm kardiak në fushë

Futboll

Tjetër lojtar pëson sulm kardiak në fushë

Më: 2 nëntor 2021 Në ora: 17:28
Tjetër lojtar pëson sulm kardiak në fushë

Pas Eriksen dhe Sergio Agueros, dy futbollistët e fundit që kanë shfaqur probleme kardiake në fushë, një rast tjetër është raportuar nga kampionati norvegjez, konkretisht nga Liga e Dytë në ndeshjen mes Sogndal dhe Stordjals Blink.

Bëhet fjalë për islandezin 28-vjeçar Emil Palsson, i cili u bë keq në minutën e 12-të të ndeshjes dhe u desh të dërgohej me njëherë në spital, ndërsa klubi i tij raporton se aktualisht gjendja shëndetësore është e stabilizuar.

Palsson kishte pasur një arrest kardiak gjatë ndeshjes dhe tani do t’u nënshtrohet disa ekzaminimeve ekstra, për të parë nëse do të mund të rikthehet sërish në fushat e lojës.

Një rast identik me atë të islandezit ishte edhe ai i Sergio Agueros, që u bë keq të shtunën në mbrëmje ndaj Alavesit dhe kërkoi zëvendësim, ndërsa më pas u dërgua menjëherë në spital, ku edhe u konstatua se kishte pasur një sulm kardiak.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat