Janë ndarë shumë keq

Futboll

Janë ndarë shumë keq

Më: 3 nëntor 2021 Në ora: 14:07
Janë ndarë shumë keq

Ambra Angiolini dhe Massimiliano Allegri nuk kanë mbajtur asnjë lidhje pas ndarjes së stuhishme të disa javëve më parë, e cila ndodhi, me sa duket, për një tradhti të trajnerit të Juventusit.

E përjavshmja “Chi” ka zbuluar sfondin e ri për këtë ndarje: “Allegri dhe Ambra kanë pushuar së foluri me njëri-tjetrin. Trajneri bardhezi mendon se ishte ish-partnerja e tij, ajo që vendosi të përhapë lajmin e ndarjes së tyre”.

Për momentin, ish e dashura e Allegrit jeton ende në apartamentin që duhej të ndante me trajnerin e Juventusit, por është gati të lëvizë që aty.

“Pas disa vizitave, Angiolini së bashku me vajzën e tij, Jolanda, duket se kanë gjetur një shtëpi të re, ku do të transferohen shpejt për të zhbërë të gjitha lidhjet, duke harruar çdo pjesë të enigmës së një dashurie që kishte mbaruar tashmë prej rreth 8 muajsh”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat