Barcelona po përjetonte një moment të keq

Futboll

Barcelona po përjetonte një moment të keq

Më: 3 nëntor 2021 Në ora: 15:46
Barcelona po përjetonte një moment të keq

Barcelona po përjetonte një moment të keq dhe kjo është arsyeja se përse u shkarkua Koeman, për shkakun e rezultateve negative.

Katalanasit kishin bërë të vështirë edhe kualifikimin e tyre nga grupet e Champions League, por arritën që të fitonin në shifrat 0-1 ndaj Dinamos së Kievit. Një përballje kjo ku në Kiev kanë me të drejtë pakënaqësitë e tyre.

Në minutën e 84 të takimit, një penallti klasike i është mohuar ndaj Barcelonës.

Pas goditjes së dënimit, Busquets e ka kthyer në “Wrestling” kundër futbollistët kundërshtar, duke e rrëzuar në tokë. Por për arbitrin dhe dhomën e VAR ky rast nuk meritonte as rishikimin, megjithëse nëse do të ishte në krahun tjetër, me siguri që Barcelona do t’i gëzohej shënimit nga 11-metrat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat