Hoxha tregon bastin me aksionarin e klubit

Futboll

Hoxha tregon bastin me aksionarin e klubit

Më: 3 nëntor 2021 Në ora: 17:04
Hoxha tregon bastin me aksionarin e klubit

Gazetari i mirënjohur investigativ, Artan Hoxha i cili ndër të tjera njihet edhe si një tifoz special i Dinamos, ka treguar një detaj interesant për emisionin Gol Pas Goli në Supersport.

Kështu, para se të futej në stadium për takimin e Kupës së Shqipërisë mes Dinamos dhe Tiranës, Hoxha theksoi se ka vendosur bast me një aksioner të klubit.

Nëse blutë fitojnë titullin, atëherë ai do të detyrohet ta mbajë në kurriz aksionerin e Dinamos dhe t’i bëjë xhiro nëpër Tiranë.

“Kam vënë bast me një aksioner të Dinamos që nëse ata fitojnë titullin, atëherë do ta marr dhe do ta mbaj në kurriz për t’i bërë xhiro nëpër Tiranë”, u shpreh Hoxha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat