Romero: Xavi nesër do të zyrtarizohet te Barcelona

Futboll

Romero: Xavi nesër do të zyrtarizohet te Barcelona

Më: 4 nëntor 2021 Në ora: 19:38
Romero: Xavi nesër do të zyrtarizohet te Barcelona

Xavi Hernandez pritet që nesër (e premte) të zyrtarizohet si trajneri i ri te FC Barcelona.

Kështu ka njoftuar sot (e enjte), gazetari njohur spanjoll, Gerard Romero.

Romero gjithashtu ka shkruar se trajneri spanjoll dëshiron që të udhëtoj drejt Vigos, atje ku Barcelona të shtunën do të përballet me Celtan në La Liga.

Sipas burimeve të gazetarit spanjoll, 41-vjeçari do të prezantohet si trajner në javën e ardhshme, të martën ose të mërkurën.

Kujtojmë se Xavi është një prej legjendave të klubit katalunas. Ai ishte pjesë e Barcelonës nga viti 1998 deri në vitin 2015.

Nga viti 2015 deri në vitin 2019 u aktivizua te Al-Sadd, për t’u pensionuar pastaj nga futbolli aktiv.

Pas pensionimit, Xavi u emërua trajner te skuadra nga Katari, ku vazhdon ende të jetë zyrtarisht trajner i kësaj skuadre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat