Skena të çuditshme në Europa League

Futboll

Skena të çuditshme në Europa League

Më: 4 nëntor 2021 Në ora: 22:25
Skena të çuditshme në Europa League

Program i paplanifikuar për ndeshjen e Europa League mes Lyonit dhe Sparta Pragës. Loja u ndërpre në pjesën e parë për një arsye shumë të veçantë: pushtimin e fushës nga dy persona në stadiumin Groupama.

Në fakt, dy djem pasi shpëtuan nga stjuardët e pranishëm, u hodhën në fushë duke e detyruar arbitrin italian Mariani të pezullonte gjithcka. Dy pushtuesit u paraqitën para lojtarëve, me një kostum të veçantë.

Një jumpsuit të verdhë me vija të zeza horizontale, që të kujton Daltonët ose anëtarët e grupit të vëllezërve kundërshtarë të personazhit legjendar të librit komik, dhe më pas të kinematografisë Lucky Luke.

Dy pushtuesit filluan të vrapojnë dhe oficerëve iu desh të punonin shumë për t’i ndaluar.

Veçanërisht i dyti hoqi dorë pas një kohe të gjatë, kur stjuardët fjalë e goditën dhe e hodhen në tokë. Më pas ndeshja rifilloi pa probleme, me vendasit që pas vështirësive fillestare fituan 3-0.

Megjithatë, shumë e kanë pyetur veten arsyen e këtij improvizimi nga dy Daltonët. Në Francë këta djem me tuta verdhezi sigurisht nuk janë të rinj dhe janë një makth i vërtetë për Lyon…

Në fakt, të dy mund të jenë pjesë e grupit që ditët e fundit kanë krijuar shumë probleme në qendër të qytetit. Një kolektiv i vërtetë që është bërë protagonist i teprimeve, përfshirë rodeot e egra urbane, me gara me motor dhe makina.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat