Telefonata 20 sekondëshe që ndryshoi Ronaldon

Futboll

Telefonata 20 sekondëshe që ndryshoi Ronaldon

Më: 5 nëntor 2021 Në ora: 11:41
Telefonata 20 sekondëshe që ndryshoi Ronaldon

Rikthimi i Kristiano Ronaldos te Manchester Utd  bëri bujë të madhe për vetë faktin se ishte i pamenduar dhe ndodhi në fundin e merkatos verore.

Ylli portugez ishte afër transferimit te rivalët e Cityt, pasi më parë agjenti i tij Jorge Mendesh i kishte ofruar kartonin e Ronaldos ‘’qytetarëve’’.

Por ‘’Daily Mail’’ ka zbuluar një telefonatë 20 sekondëshe të Cristiano Ronaldos me mentorin e tij Sër Aleks Ferguson.

Sipas asaj që shkruan gazeta britanike, Ferguson i është drejtuar Ronaldos me fjalët: ‘’Mos shko te Siti’’.

Kjo frazë ka mjaftuar që Ronaldo të ndryshojë destinacionin brenda qytetit të Mançesterit. Ferguson është një ndër personat më thelbësor për karrierën e 36-vjeçarit, që kur e transferoi në vitin 2003 nga Sportin Lisbona.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat