Blerja e re e Bayernit, ende nuk ka dhënë prova

Futboll

Blerja e re e Bayernit, ende nuk ka dhënë prova

Më: 6 nëntor 2021 Në ora: 11:25
Blerja e re e Bayernit, ende nuk ka dhënë prova

Blerja e re e Bayernit, Marsel Zabicer, akoma nuk ka dhënë prova se ishte zgjedhja e duhur në merkaton e verës.

Ai jo vetëm që është privuar nga dëmtimet e shumta, por dhe për faktin se iu bashkua skuadrës pas fazës përgatitore.

Në 13 ndeshjet e Bajernit, austriaku ka qenë vetëm dy herë në formacionin e parë. Starti i dobët i lojtarit ka të bëjë edhe me faktin se nuk është ambientuar ende plotësisht me pjesën tjetër të skuadër.

“Bild” shkruan se ai shpeshherë shihet të qëndrojë i vetëm në stërvitje dhe nuk para flet me shokët e skuadrës.

Kujtojmë që ishte trajneri Julian Nagelsman ai që këmbënguli për transferimin e lojtarit në Mynih. Bajerni pagoi 15 milionë euro për mesfushorin që ai të linte Lajpcigun në verë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat