Skënderbeu gjen fitoren e parë

Futboll

Skënderbeu gjen fitoren e parë

Më: 6 nëntor 2021 Në ora: 18:56
Skënderbeu gjen fitoren e parë

Skënderbeu gjen fitoren e parë sezonale dhe e bën atë në ndeshjen që pritej më pak, atë përballë Kukësit në sfidën e parë të javës së 8- të Abissnet Superiores, ku ia doli të triumfojë me rezultatin 2-1.

Korçarët kishin shfaqur probleme të shumta në këtë fillim sezoni dhe renditeshin të fundit me vetëm tre pikë, megjithatë ndaj Kukësit bënë kthesën e shumëpritur, duke i lënë shumë pak mundësi një kundërshtari që ka treguar se di të luajë futboll dhe në të njëjtën kohë, duke e goditur pa reshtur në kundërsulm.

Bashkë me Skënderbeun, rilind edhe Elvi Berisha, që pas ndëshkimit nga trajneri Memelli, është rikthyer më i fortë e bindur se kurrë, pasi ndaj verilindorëve ishte pa diskutim protagonisti kryesor i fitores, ndonëse nuk shënoi asnjë nga golat.

Ndërkohë, Kukësi pëson humbjen e dytë sezonale dhe mbetet tre pikë larg kreut, ndërsa ky rezultat “u djeg” jo pak verilindorëve, që këtë sezon kanë pretendime të mëdha.

Skënderbeu – Kukësi   2-1  Dwumfour  54′, Mensah 84′ / Hila 99′ (Pen.).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat