Interi 1 milion euro larg rinovimit me kroatin

Futboll

Interi 1 milion euro larg rinovimit me kroatin

Më: 7 nëntor 2021 Në ora: 11:47
Interi 1 milion euro larg rinovimit me kroatin

Merkato dhe rinovime në sfond tek Interi. Ekipi është i përqendruar në fushën e blertë për të grumbulluar sa më shumë pikë, ndërsa drejtuesit po punojnë në disa fronte.

Kampionët e Italisë shpresojnë të vijë zgjatja e bashkëpunimit me Marcelo Brozovic, i cili del lojtar i lirë në fund të këtij sezoni.

Drejtuesit e Interit po ushtrojnë “presion” për të bindur mesfushorin kroat dhe agjentin e tij, dhe akordi final është afër.

Corriere dello Sport shkruan se diferenca mes kërkesës dhe ofertës është vetëm 1 milion euro.

28-vjeçari kërkon një ofertë 4-vjeçare me 6 milion euro rrogë në sezon, ndërsa Giuseppe Marotta ofron rinovim me tre vite dhe një rrogë sezonale prej 5 milion eurosh.

Optimizmi nuk mungon, negociatat vijojnë dhe marrëveshja finale është çështje kohe. Ndërkohë, drejtori sportiv i Interit ka piketuar Dani Ceballos si një përforcim për merkaton e janarit.

Mesfushori ofensiv nuk po përfiton minuta te Real Madrid, qendrimi në stol e ka lodhur dhe kalimin në Serie A te skuadra kampione në fuqi e sheh me sy të mirë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat