Dukagjini fiton me eurogolin e Bujar Shabanit

Futboll

Dukagjini fiton me eurogolin e Bujar Shabanit

Nga: Kemajl Goca Më: 7 nëntor 2021 Në ora: 14:49
Dukagjini fiton me eurogolin e Bujar Shabanit

Dukagjini nga Klina arkëton tre pikë domethënëse në përballje me Feronikelin nga Drenasi.

Skuadra nga Klina ka shënuar fitore me rezultat 1:0 ndaj “Niklit”, në sfidën që u zhvillua në stadiumin “18 Qershori” në Klinë.

Në minutën e 75-të, Bujar Shabani godet nga rreth 20 metra duke shënuar eurogol në këndin e epërm të rivalit.

Gol që vulosi fituesin, tre pikë të mëdha për klinasit, që iu duheshin sikur buka.

Feronikeli vazhdon me rezultate të dobëta duke u ngujuar në fund të renditjes me 10 pikë. 

Pas javës së 13-të të elitës së futbollit të Kosovës, Dukagjini është në vend të tetë me 14 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat