Josa: E kam pasur Mazrekajn edhe në Kosovë

Futboll

Josa: E kam pasur Mazrekajn edhe në Kosovë

Më: 7 nëntor 2021 Në ora: 17:11
Josa: E kam pasur Mazrekajn edhe në Kosovë

Laçi ka marrë fitoren e tretë radhazi dhe të dytën nën drejtimin e trajnerit Mirel Josa teksa kurbinasit mposhtën në shtëpi me rezultatin 2-0, Teutën. Pas sfidës, tekniku Josa për emisionin Gol pas Goli në Supersport ka theksuar se do të ishte hipokrit nëse do shprehej se nuk është i kënaqur, ndërsa shton se kërkon që problemet e së të kaluarës t’i hedhë pas krahëve.

Fitorja e dytë me Laçin, çfarë ndryshuat? “Është shpejt, nuk mund ta them çfarë kam ndryshuar. Më shërbeu ndeshja e Kupës për të njohur edhe lojtarët e tjerë. Të them nuk jam i kënaqur do isha hipokrit. Nuk erdha të ndërroja përgatitjen fizike, por problemet dua t’i hedh mënjanë”.

Rilindja e Guindo? “Detyra e tij është të shënojë, por nuk është vetëm ai në skuadër. Janë edhe 20 lojtarë të tjerë që më janë përgjigjur, dua të rris harmoninë sepse Laçi ka lojtarë të mirë. Më intereson që mesfushorët të dalin në zonë të kundërshtarit, Mazrekaj di të shërbejë shumë mirë. E kam pasur Mazrekajn edhe në Kosovë”.

I arrin dot Laçi objektivat sezonalë? “Unë kam objektivat e mia personale të cilat ia bashkangjisë objektivave të skuadrës. Një ndeshje edhe mund të mos fitohet, por për t’u përmirësuar sipas mënyrës time, objektivi mbetet ndeshja e radhës".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat