Ky është premtimi që jep Xavi si trajner i Barcelonës

Futboll

Ky është premtimi që jep Xavi si trajner i Barcelonës

Më: 8 nëntor 2021 Në ora: 14:54
Xavi Hernandes

Xavi Hernandes është prezantuar sot si trajner i Barcelonës në stadiumin “Camo Nou”. Ai vjen si pasues i holandezit Ronald Koeman i cili u shkarkuar për shkak të rezultateve negative në La Liga dhe në Ligën e Kmapionëve.

Në prezantimin e tij, Xavi ka pranuar se është rikthyer te Barcelona në një moment të vështirë.

41 vjeçari ka nënshkruar një kontratë deri në vitin 2024 dhe u prezantua në fushë së bashku me presidentin e klubit Joan Laporta.

Ish-mesfushori tha se nuk ka asnjë iluzion për sfidën e vështirë që e pret: Barcelona është në vendin e nëntë në La Liga dhe gjithashtu është në rrezik real të eliminimit në fazat e grupeve të Ligës së Kampionëve.

“Po kthehem në shtëpi në një moment të vështirë financiarisht dhe nga aspekti i futbollit. Nuk është momenti më i mirë, por motivimi, pasioni dhe emocioni i tifozëve do të na rikthejnë në krye”, tha fillimisht Xavi.

“Ne nuk mund t'i zhgënjejmë tifozët. Duhet të bëjmë përpjekje, sakrifica dhe të punojmë shumë. Ne duhet t'u komunikojmë lojtarëve se ne jemi Barcelona dhe duhet të japim gjithçka. Po vij me një ide shumë të qartë, e cila ka funksionuar shumë mirë në Al-Sadd”.

Xavi u rikthye në “Camp Nou” pasi Barcelona pagoi klauzolën e lirimit me klubin e Katarit Al-Sadd. Ndeshja e tij e parë do të vijë pas pushimit për shkak të ndeshjeve ndërkombëtare, kur Barcelona do të përballet me Espanyolin në shtëpi më 20 nëntor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat