Dzeko udhëton i dëmtuar në Bosnje

Futboll

Dzeko udhëton i dëmtuar në Bosnje

Më: 9 nëntor 2021 Në ora: 11:44
Dzeko udhëton i dëmtuar në Bosnje

Edin Dzeko shqetëson kombëtaren e Bosnjës për shkak të dëmtimit që pësoi në derbin e Madoninnas.

Sulmuesi i Interit, i zëvendësuar në minutën e 76-të kundër Milanit nga Joaquin Correa, u është nënshtruar ekzaminimeve instrumentale (MRI) për të kuptuar shkallën e dëmtimit. Rezultati u komunikua nga Federata Boshnjake përmes një deklarate zyrtare.

“Ka dëmtim të muskujve të pjesës së pasme të kofshës në një shkallë të caktuar”, – thuhet në shënimin e publikuar në faqen e Federatës.

Edin Dzeko ka nisur tashmë programin e terapisë. Sulmuesi zikaltër nuk do të kthehet në Itali, por do të qëndrojë me kombëtaren e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat