Veseli: E vuajmë mungesën e Gjimshitit dhe Brojës, por…

Futboll

Veseli: E vuajmë mungesën e Gjimshitit dhe Brojës, por…

Më: 9 nëntor 2021 Në ora: 13:21
Veseli: E vuajmë mungesën e Gjimshitit dhe Brojës, por…

Në prag të ndeshjes të së premtes ndaj Anglisë, e vlefshme për fushatën kualifikuese të Botërorit “KATAR 2022”, në konferencën për shtyp është shfaqur, mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Frederik Veseli i cili ka analizuar këtë takim:

“Atmosfera është e mirë deri tani. Do të japim maksimumin, kemi shanse, edhe pse ende jemi të mërzitur pas asaj humbjeje me Poloninë.

Edhe në ndeshjen e fundit me Anglinë kemi bërë paraqitje të mire, kemi mbrojtësa që luajnë në Serinë A dhe shpresojmë që të japim maksimumin.

Isha me COVID-19 për dy javë, tani jam me një javë stërvitje. Dy ndeshjet të Kombëtares isha i dëmtuar, më pas e kam treguar edhe në aspektin fizik dhe mental që isha gati.

Kam dhënë maksimumin, kemi dhe disa ditë këtu për të treguar veten, jam gati për ndeshjet, sigurisht trajneri vendos për formacionin.

Si grup mund t’ia dalim, nëse punojmë të gjithë bashkë. Duhet të japësh maksimumin që të mos humbasësh dyluftimet një kundër një.

E vuajmë mungesën e Gjimshitit si çdo mungesë tjetër, të gjithë jemi gati ta zëvendësojmë, si në dy ndeshjet e fundit që e zëvendësova unë.

Ndikon dhe mungesa e Brojës, çdo lojtar kanë përparuar dhe mund ta zëvendësojmë lehtësisht njëri-tjetrin”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat