Mbi 35 mijë euro për çdo minutë lojë

Futboll

Mbi 35 mijë euro për çdo minutë lojë

Më: 9 nëntor 2021 Në ora: 15:43
Mbi 35 mijë euro për çdo minutë lojë

Aventura e Aaron Ramsey tek Juventus duket se ka ardhur në fund tashmë dhe klubi bardhezi po mendon të prishë kontratën me uellsianin në janar.

Për momentin, klubi dhe lojtari nuk kanë folur për këtë, or për të lehtësuar largimin e ish-yllit të Arsenal-it mund të arrihet te kjo zgjidhje, duke parë se kontrata e lojtarit skadon në vitin 2023.

Sipas La Gazzetta dello Sport, ka disa skuadra që e duna Ramsey, por deri tani janë frenuar nga rroga 9 milionë euro në sezon.

Largimi i uellsianit do të lehtësonte ndjeshëm arkat e klubit, duke parë se çdo minutë në fushë e mesfushorit i ka kushtuar Zonjës mbi 35 mijë euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat